Lajmet e fundit

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, tha se fillimisht kjo seancë është dashur të mbahej përpara tri javëve, atëherë kur edhe është thirrur, njofton Klan Kosova.
“Njeriu që argumentin e vetëm pse duhet të bëhet Kryeministër i Kosovës e ka shpejtësinë dhe dinamikën, del para Opozitës në kuvend me tri javë vonesë. Kur Kryeministri një ditë të tij e konsideron tri javë për demokracinë. Haradinaj doli atë ditë që duhej të vinte në sallë, në hollin e kuvendit ju tha gazetarëve me arrogancë që nuk merr pjesë në një seancë ku janë vetëm 31 deputetë në një sallë. Ai harroi që vetëm pak muaj më parë ishte pjesë e kësaj Opozite. Kur qeveria Mustafa, e shpërfillte opozitën më 31 deputetë, e kritikonte Mustafën, e tash vet e bën pikërisht atë gjë që dikur e kundërshtonte”.
“Në anën tjetër, vet shpërfillja e 31 deputetëve të opozitës të gatshëm për debat, e shpalos mentalitetin politik të Kryeministrit Haradinaj që është përcaktuar për ta shkelë kuvendin”.
Sipas Konjufcës me Kushtetutën e Kosovës mjafton që gjashtë deputetë kur të thërrasin interpelancë ai duhet të vizatohet në Kuvend.
“Por, kryeministrit tonë nuk i pëlqen fort llogaridhënia dhe përgjegjësia, por vetëm kompetenca, e këto tria shkojnë bashkë, s’mundesh me i nda. Për ta kuptuar se si do të qeverisë Haradinaj, s’kemi nevojë me e lexu programin e tij, bile më së paku do ta kuptonim si do të qeverisë nëse e lexojmë”.
“Kjo qeveri është e ndërtuar mbi pazare të nivelit më të ulët”.
Tutje, Konjufca, tha se vizita e parë e kësaj qeverie nuk u bë në Shqipëri por në Moskë.
“Vizita e parë e kësaj qeverie nuk ka qenë në Shqipëri, ka qenë në Moskë, këta ditën e dytë pas zgjedhjeve kanë shkuar në Moskë, e falënderuan Putinin që s’pe njeh pavarësinë e Kosovës”.
“Veseli e akuzoi Vetëvendosjen që po e sjell Serbinë brenda, kur pjesë e qeverisë së tij shkojnë në Moskë”.