Lajmet e fundit

Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Adem Grabovci – Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka kapur shtetin dhe mund të bëjë ç’të dojë.
Duke përdorur një zhargon popullor, Konjufca gjatë fjalimit të tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, thotë se “Grabovci e kënaq krejt”.
Këto fjalë të Konjufcës, erdhën pas publikimit të përgjimeve të bisedave telefonike të Adem Grabovcit nga Gazeta Insajderi, aferë kjo që u quajt “Pronto 2”.
“Shefi i shefave të fut në konkurs pa konkurs fare, s’ka lidhje a din apo nuk din, edhe nëse je i fundit del i pari. Adem Grabovci të bën edhe prokuror nëse ai do, me fjalë të tjera, ai e kënaq krejt”, ka thënë Konjufca, duke e komentuar bisedën telefonike të Grabovcit me Bahri Hysenin, që ishte prokuror i shtetit, ku Grabovci dëgjohet duke i ofruar punë pa konkurs.