Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për deklarimin e kryeminsitrit Albin Kurtit për politikanin serb OIiver Ivanoviq.
Konjufca, në seancën e sotme u pyet nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, se cili është qëndrimi i tij për Ivanoviqin.
"Pyetjet i bëhen vetëm qeverisë në këtë pjesë, mendimi im dhe i kryeministrit për Ivanivoqin është i njëjti mendoj unë. Ai që ka qenë gjithmonë, asgjë nuk mund ta ndryshojë biografinë, që e ka pasur politike Ivanoviq. Përgjegjësia e tij që është shkaktuar ndaj popullit tonë është evidente, për këtë edhe u dënua, ai është kriminel pa kurrfarë dyshimi, kjo është mendimi jonë. Ne e kemi thënë shumë më përpara këtë para se ta thoshte gjyqësia".
"Ky është mendimi im, kryeministri vetëm ka dashtë të thotë se ai njeri është vrarë nga Aleksandar Vuçiq, kjo duhet të hetohet nga ana e drejtësisë tonë, bile edhe nga drejtësia ndërkombëtare. Ma merr mendja se këtë ka dashtë ta përçojë, dhe këtë e ka përçuar", ka thënë Konjufca./Klankosova.tv/