Lajmet e fundit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që të mbahet seanca dhe do të përdorin të gjitha mjetet për ta ndaluar.
Ai tha se nëse policia i largon me dhunë, situata to të përshkallëzohet brenda dhe jashtë Kuvendit.
“Tensioni është shumë i madh Qeveria nuk po e tërheqë nënshkrimin”.
“Shoqëria Civile ka bërë thirrje që të mos mbahet seanca në këto kushte, sepse kjo përshkallëzon.
“Qeveria nuk e ka marrë parasysh asnjë propozim të opozitës”.
“Ne nuk lëshojmë pe derisa të i tërheqin marrëveshjet, ne nuk ulemi me këta njerëz sepse këta i shesin tokat e veta, me këta ka përfunduar argumenti, ka përfunduar diskutimi”.
“Nuk do të mund të vazhdojë seanca, do t’i përdorim të gjitha mjetet që është e nevojshme për ta ndaluar”.