Lajmet e fundit

Kohë kishin boll që ta bëjnë vetë, e tash që se bënë po ankohen se iu morr mundësia.
Këtë zvarritje për hartimin e draftit të Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe nga Kosova, e pranoi edhe kryetari i Kuvendit Galuk Konjufca të hënën.
Ai u ankua se Bashkimi Evropian, pati qasje diskriminuese me shtetin më të ri në union.
Kjo deklaratë e tij u vu në pikëpyetje nga Abelard Tahii i PDK-së menjëherë, që e kritikoi Konjufcën për mungesë koherence, njofton Klankosova.tv.
Edhe Arben Gashi nga partia e dytë opozitare LDK-ja, nuk ka fjalë të mira për ekzekutivin, nga i cili morën edhe akuza për këtë çështje.
E Besnik Tahiri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me dokument shfaqi sipas tij dyfytyrësinë e pushtetit kur nënshkruan zotimin për krijimin e Asociacionit.
Krejt këto huqje sipas partive opozitare do të marrin fund më 9 shkurt kur nga zgjedhjet e asaj dite, këta do të dalin fitimtarë.