Lajmet e fundit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Letëvendosje Glauk Konjufca në një prononcim për Klan Kosovës ka thënë se nuk do të ketë gaz lotsjellës e as hedhje vezësh në seancën e veçantë që mbahet sot në Kuvend për nder të vizitës së Komisionerit të Bashkimit Evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn.
Sipas Konjufcës, në parlament opozita do të shkojë me parulla të ngashme me ato të që u vendosën në seancën speciale për presidentin austriak, Heinz Fischer.
"Me këto parulla ne dëshirojmë që t`i tregojmë Komisionerit të Be-së, Johannes Hahn, se prej çfarë lloj politikanësh udhëhiqet Kosova" shtoi ai, njofton Klan Kosova.