Lajmet e fundit

Glauk Konjufca, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se situata eskaloi në dhunë, sepse qytetarët e kanë parë se policia po instrumentalizohet nga Qeveria.
Ai ka deklaruar se urdhri për arrestimin e Kurtit ka ardhur nga ekzekutivi.
“Eskaloi pakënqësia e qytetarëve nga instrumentalizmi që po i bëhet policisë, ky është urdhër i qeverisë së Kosovës”.
Ai ka thënë se ende nuk është vendosur për veprimet e mëtutjeshme.
“Do të mblidhemi dhe do ta shqyrtojmë se cilat do të jenë formate e ardhshme të veprimit”.
“Nuk na është treguar përse është arrestuar Albin Kurit. Kjo është kidnapim e jo arrestim”.