Lajmet e fundit

Glauk Konjufca, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, në një intervistë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, duke folur për politikat dhe qëndrimet që ndjekin subjektet politike në Kosovë, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka ndryshuar.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë progres për të mirë, pasi që qasja e tyre është reformuar. Ata e kanë vërejtur gabimin e tyre. AAK ka pritur për vite të tëra për ndryshime dhe më në fund kanë kuptuar se proceset politike në Kosovë po shkonin keq”.