Lajmet e fundit

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeparlamentari Kadri Veseli, takoi kongresmenen Nita Lowey, e cila është në këtë detyrë që nga viti 1989, njohëse e mirë e rajonit të Ballkanit perëndimor, e posaçërisht shquhet si mike e përkrahëse e madhe e Kosovës.
Në takimin u bisedua për zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe aspiratat e Kosovës në të ardhmen.
Me këtë rast, shefi i Kuvendit e njoftoi nikoqiren e takimit për angazhimet e parlamentit në agjendën legjislative dhe synimet e kësaj agjende.
Kongresmenja Lowey, ndërkaq, theksoi se rajoni i Ballkanit vetëm nëpërmes dialogut dhe bashkëpunimit të ndërsjellë mund të ecë përpara. Gjithashtu, ajo ritheksoi se Kosova, e sidomos Kuvendi i, gjithmonë do të kenë përkrahjen e saj.
Theks i veçantë iu dha nevojës për një marrëdhënie me cilësi të re në mes të Kosovës dhe NATO-s, transmeton Klan Kosova.