Lajmet e fundit
Pushteti i Gruevskit e do shpërthimin e luftës.

Kështu ka thënë, Bardhyl Mahmuti, ish-shef i grupit diplomatik në Drejtorinë Politike të UÇK-së në Kosovë. Ai e ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski për nxitje të luftës ndëretnike në këtë vend.
Ai ka bërë me dije se vetëm kjo formë e konflikteve do ta tërhiqte vëmendjen e popullit nga përgjimet telefonike që tregojnë për pushtetin e korruptuar të Gruevskit.
Mahmuti ka ftuar shqiptarët atje që të mos bien pre e provokimeve, duke shtuar se shpërthimi i ndonjë konflikti nuk është në interes të shqiptarëve.
Ai ka thënë se shteti maqedon nuk mund të jetë shtet stabil pa ndërprerë politikën diskriminuese të shqiptarëve. Shkruan Epoka e Re.