Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar në dhunë dhe përdorim të sendeve të forta mbrëmjen e së shtunës në fshatin Shkallë të Bashkisë Konispol.
Sipas abcnews.al, në konflikt janë përfshirë të paktën gjashtë persona. Prej tyre ka pasur edhe të lënduar, transmeton Klankosova.tv.
Në spitalin e Sarandës kanë shkuar për mjekim tre ose katër persona, por sipas abcnews,al, 19-vjeçari Amarildo Saliko nga Konispoli dhe 22-vjeçari Flori Pasho nga fshati Shalës kanë qenë të lënduar më rëndë. Ata kanë të çara 3 deri në 4 centimetra në kokë dhe kanë marrë ndihmë në spital.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe mësohet se janë shoqëruar katër persona të cilët po merren në pyetje për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.