Lajmet e fundit

Vila e reperit të njohur Lil Wayne e cila ndodhet në Miami Beach është konfiskuar nga policia.
Duket se policia ka sekuestruar shtëpinë e këngëtarit të njohur duke marrë edhe të gjitha objektet brenda saj për shkak të një borxhi në vlerë prej 2 milionë dollarë, transmeton Klan Kosova.
Pos këtij borxhi që reperi i detyrohet një kompanie avionësh, ai ka edhe 200 mijë dollarë gjoba.
Sipas thashethemeve ende të pa konfirmuara në shtëpinë e reperit Lil Wayne gjendej një koleksion pikturash në vlerën prej 30 milionë dollarë të cilat besohet se janë marrë nga policia.