Lajmet e fundit

Task Forca Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit, konkretisht Inspektorati i Tregut, në mbështetje të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, ka bërë kontrollimin e subjekteve të cilat merren me prodhimin, shitjen dhe shpërndarjen e materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit.
Në Prizren janë sekuestruar 147 libra dhe 311 CD me material muzikor, në Ferizaj janë sekuestruar 171 CD me material muzikor, në Gjilan janë sekuestruar 538 libra dhe 117 CD me material muzikor, Mitrovicë, janë sekuestruar 213 CD dhe 54 DVD me material muzikor dhe filmi. Në Pejë janë sekuestruar 17 libra. Gjithashtu, në kryeqytet është zhvilluar inspektimi dhe janë sekuestruar 30 libra.
Zhvillimi i këtyre veprimeve kundër piraterisë në Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Pejë dhe Prishtinë, ka sjellë si rezultat sekuestrimin e 732 librave arsimore-shkencore dhe profesionale, 812 CD dhe 54 DVD me material muzikor dhe filmi.