Lajmet e fundit

Policia rajonale e Pejës ka njoftuar se nga datat 13 deri më 31 janar të këtij viti ka konfiskuar 12 revole të ndryshme si dhe 5 armë të gjata të tipit dhe kalibrave të ndryshëm .
"Me rëndësi është të ceket se njësite hetimore pran Stacionit policor në Deçan, përmes rrugëve operative kanë siguruar një fotografi në të cilen vërehej i dyshuari B.M.(1974) shtetas shqiptar i Kosovës , me një armë zjarri".
Sipas policisë pas identifikimit të personit të dyshimtë, i njëjti është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor ku edhe është intervistuar. Pas intervistimit i dyshimti ka pranuar se posedon armen e tipit pushkë automatike të cilën e mbante në mënyre ilegale.
Policia ka shkuar në lokacionin ku ishte e fshehur arma dhe të njëjtën e kanë sekuestruar dhe sjellur në stacionin policor. Është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër te të cilit personi i arrestuare është liruar ne procedurë të rregullt dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurori, transmeton Klan Kosova.