Lajmet e fundit

Policia rajonale e Prishtinës me anë të një komunikate ka njoftuar për një operacion bastisje në Podujevë.
Armë dhe municion janë konfiskuar në këtë qytezë.
Ja njoftimi i plotë i Policisë rajonale të Prishtinës.
Pas një analize të hollësishme të situatës kriminale në rajon, duke u mbështetur në shqetësimet e fundit në lidhje me rastet e armëmbajtjes pa leje, strukturat operative rajonale bashkërisht me ato të hetuesisë kanë identifikuar format, metodat dhe mënyrat e zhvillimit të këtyre aktiviteteve kriminale dhe kanë marrë masat e duhura operative e hetimore për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e të gjitha formave të këtyre veprave. Një kontribut të veçantë në këto operacione kanë dhënë edhe qytetarët të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me njësitet policore.
Operacioni i fundit i bastisjes është zhvilluar me datën 29.05.2016, nga njësitet policore të stacionit të Podujevës në rrugën “Llapi” në Podujevë, ku policia ka gjetur dhe konfiskuar: