Lajmet e fundit

Sot Njësia e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, kanë realizuar një operacion policor që ka rezultuar me konfiskimin të armëve dhe municionit.
Plani operativ ‘ARMËT’ është kryer në fshatin Fshej të Gjakovës, njofton Policia, transmeton Klan Kosova.
Armët dhe municioni i konfiskuar janë:
· 2 AK 47,
· 1 revole,
· 290 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
· 7 karikatorë të armëve AK-47
· 4 copë krehër të fishekëve
· 1 pastrues të armëve,
· 2 shufra metalike,
· 3 thika ushtarake,
· 1 boks të hekurt.