Lajmet e fundit

Dogana e Kosovës gjatë kontrollit në pesë lokale për operim me lojëra të fatit pa licencë, në lagjen "Dardania" të Prishtinës ka konfiskuar aparate të lojërave të fatit në vlerë të rreth 15 mijë eurove.
Në këtë aksion janë konfiskuar gjithsej 10 aparate të palicencuara dhe 9 shtëpiza për lojëra të fatit.
Bëhet e ditur se operacioni ka filluar nga ora 20:00 e mbrëmjes së të enjtes dhe ka qenë i fokusuar në lokalet që janë identifikuar me herët si te dyshuara që operojnë ilegalisht me lojëra të fatit, transmeton Klan Kosova.