Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka konfirmuar për klankosova.tv se ka ndaluar Deputetin e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Nismas, Milaim Zekën.
Rastin e ka bërë të ditur Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, i cili tha se ndalimi i Zekës është bërë në konsultim me Prokurorinë, transmeton Klan Kosova.
''Mund të ju konfirmoj se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z''.
''Lidhur me këtë rast Policia e Kosoves te gjitha veprimet e mëtejme do t'i ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorinë komptentete'', ka thënë Zëdhënësi Hoxha, për klankosova.tv.