Lajmet e fundit

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dhënë detaje për vdekjen e një polici.
Kjo prokurori ka konfirmuar se B.T. u vra aksidentalisht.
Atij, derisa ishte në një trajtim, i është shkrepur arma.
"Sot, rreth orës 10:30, në poligonin e gjuajtjes të policisë në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës, një polic me iniciale B.T., 44 vjeç, derisa ka qenë në gjuajtje në kuadër të një trajnimi të rregullt, aksidentalisht i është shkrepur arma zyrtare dhe për pasojë është plagosur dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij".
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
"Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar i DKR të PTH Mitrovicë dhe, sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur aksidentalisht. Trupi i pajetë i të ndjerit, me urdhër të prokurorit, është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë".
https://klankosova.tv/vetevritet-aksidentalisht-nje-polic-ne-mitrovice/