Lajmet e fundit

Policia ka konfirmuar vrasjen e dyfishtë në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Durmish Asllani" ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, njofton Klan Kosova
Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
"Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën "Durmish Asllani" në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit".
"Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent".
"Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin", deklaroi Kelani.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka konfirmuar se bëhet fjalë për babë e bijë.
https://klankosova.tv/vrasje-e-dyfishte-ne-prizren/