Lajmet e fundit

Kryetari i familjeve të dëshmorëve, Xhemshit Gashi e ka sulmuar nënkryetarin e komunës së Podujevës Nexhmi Rudari, sulm ky që ndodhi më 5 maj, në Ditën e Dëshmorëve të Llapit,
Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra për media e kësaj komune e cila e ka dënuar sulmin ndaj Rudarit.
Përmes këtij njoftimi, u bë e ditur gjithashtu se manifestimini qendror për nder të Ditës së Dëshmorëve dhe të Rënëve në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan u organizua nën patronatin e kryetarit të Podujevës.
“Derisa i tërë manifestimi është mbajtur dhe ka rrjedhur sipas agjendës dhe programit të miratuar nga Këshilli Organizativ, imazhin ia ka prishur një incident i shkaktuar nga Xhemshit Gashi përfaqësues i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në Këshillin Organizativ, i cili, kinse i pakënaqur me radhitjen e këngëve në pjesën e programit artistik, sulmoi fizikisht nënkryetarin e komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili ishte edhe kryetar i Këshillit Organizativ të manifestimit”.