Lajmet e fundit

Edhe njëherë, Fatmir Limajt i thanë të flasë për media.
Kreu i NISMA-s doli për të treguar atë çka u fol në një takim që pati me krerët e partive nga koalicioni qeverisës, në një hotel në kryeqytet pasditen e së enjtes.
Me Isa Mustafën e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së, Limaj tha se ishte takim i rregullt dhe temë diskutimi ishte koordinimi për hapat e mëtutjeshëm në dialogun me Serbinë, njofton Klan Kosova.
Ky tha se mirëpret rikthimin në bisedime të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa shtoi se fizibiliteti i liqenit të Ujmanit nuk paraqet ndonjë rrezik për Kosovën.
Kronikë nga Flamur Gajtani.
https://www.youtube.com/watch?v=dquvZtbXk4A