Lajmet e fundit

Është konfirmuar prania e sëmundjes ngjitëse Influenca aviare, përkatësisht gripit të shpezëve tipi AH5N8 tek shpezët në fshatin Moroishtë të Strugës, informoi sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Popovski.
Theksoi se virusi është me patogjenezë të lartë tek shpezët, por nuk bartet tek njerëzit dhe në asnjë rast nuk mund të paraqesë kërcënim për shëndetin publik tek njerëzit.
“Rasti i parë është detektuar më 27 janar pas mbikëqyrjes aktive të shpezëve zbatuar në terren dhe është konstatuar në analizat laboratorike të Fakultetit për mjekësi veterinare. Menjëherë iu qasëm protokollit për përballje me gripin e shpezëve dhe atë në vetë vatrën të shkatërrohen tërë shpezët, në mënyrë të padëmshme të mënjanohet dhe të kryhet dezinfektim komplet “, tha Popovski.
Popovski theksoi se janë marrë disa masa dhe janë shpallur dy zona të mbrojtura nën mbikëqyrje, ku në pajtim me rregulloren në terren po asgjësohen tërë shpezët dhe prodhimet e tyre që ishin në kontakt, shkruan Portalb.mk.