Një studim i ri i bërë së fundi në Ioëa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konfirmon se ka një sëmundje qeni e cila mund të kalojë tek njerëzit.
Ajo është cilësuar si bruceloza e qenit, dhe tek njerëzit nëse bartet, mund të shkaktojë artritin kronik dhe ënjtje të zemrës, njofton Klan Kosova.
Rreth kësaj sëmundje infektuese bartëse nga kontaktet me qentë, janë konfirmuar disa raste në një mjedis komercial për rritjen e qenve të vegjël, në Marion County.
Zyrtarët janë duke u përpjekur për të identifikuar dhe njoftuar këdo që zotëron një qen që mund të ishte ekspozuar.

Shenjat e sëmundjes në një qen përfshijnë infertilitetin, abortet spontane dhe lindjet e foshnjeve, ndërsa simptomat për njerëzit përfshijnë ethe, djersitje, dhimbje koke, dhimbje të nyjeve dhe kyqeve dhe dobësi.
Departamenti thotë se kërcënimi ndaj shumicës së pronarëve të kafshëve është shumë i ulët.
Mbarështuesit e qenve, stafi veterinar dhe kushdo që vjen në kontakt me gjakun, indet dhe lëngjet gjatë procesit të lindjes mund të jetë në rrezik më të lartë, njofton Klan Kosova.