Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikë me ftesë të Komunitetit Katolik Shqiptar Shën Pali në Detroit për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjës së Malësisë, njofton Klan Kosova.
Kjo është bërë e ditur nga Zyra për media e kryeminstrit Haradinaj.
Atje shefi i ekzekutivit do të ketë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar katolik në Amerikë dhe autoritete të Detroitit, do të takoj edhe zyrtarë tjerë të ShBA-së.
Kryengritja e Malësisë ishte vazhdimësi e kryengritjeve anti-osmane në Kosovë, 1908-1910 dhe i parapriu ngritjës së flamurit në Vlorë nga Ismail - Qemal Vlora si dhe shpalljës së mëvetësisë së shtetit shqiptar më 1912.
Haradinaj është pajisur me vizën amerikane pas një periudhe problematike në raport me këtë çështje për shkak të taksës./klankosova.tv/.