Lajmet e fundit

Transmetuesi publik austriak thotë se personi i katërt ka vdekur nga sulmi në Vjenë.
ORF ka raportuar se tani janë katër civilë që kanë vdekur.
Bëhet e ditur se viktima është një grua.
Nga katër viktimat civile dy janë meshkuj dhe dy femra.
I vdekur pas sulmit mbeti edhe sulmuesi i cili u vra nga policia.
Shtatë persona të tjerët janë në një gjendje të rrezikshme për jetën.
Ministri i Brendshëm Karl Nehammer tha se civilët, dy burra dhe dy gra, vdiqën nga plagët e marra.
Sipas tij 17 të tjerë u plagosën nga të shtënat.