Lajmet e fundit

Të paktën tre persona kanë humbur jetën pasi një tren me pasagjerë ka dalë nga binarët në autostradë, mëngjesin e se hënës në Uashington.
Zyrtarë të policisë kanë deklaruar që 72 persona janë dërguar për në spital, dhe një numër prej tyre janë në gjendje kritike.
Autoritetet kanë thënë që të gjithë vagonët janë kontrolluar dhe se numri i të vdekurve mund të rritet.
Shtatë vetura, dy prej të cilave ishin kamionë, janë përfshirë në këtë aksident, pasi treni është përplasur në to.