Lajmet e fundit

Në ambasadën italiane në Prishtinë u mbajt konferenca për misionet paqeruajtëse në botë, konkretisht edhe në Kosovë.
Të pranishëm ishin ministri i FSK-së Haki Demolli, drejtori i policisë së Kosovës Shpend Maxhuni si dhe komandanti i përgjithshëm i KFOR-it Francesco Paolo Figliuolo.
Ky i fundit tha se misioni i KFOR-it në Kosovë dhe në të gjitha vendet ku ndërhynë, synon të krijojë siguri dhe të ndikojë në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve.
Duke folur për misionet paqeruajtëse Figliuolo tha se misione të tilla kërkojnë përkushtim dhe profesionalizëm në zbatimin e mirëfilltë të tyre. Përmes sllajdeve u treguan disa nga kontributet e tyre në Kosovë si pika kontrolli në ndërtimin e urave e ndihmave të ndryshme infrastrukturore, njofton Klan Kosova.