Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës po zhvillohet konferenca shkencore ndërkombëtare me temën “Studimet albanologjike te sllavët e jugut”.
Kjo konferencë, ka mbledhur studiues, shkrimtarë dhe albanologë nga Kosova, rajoni dhe Evropa.
Profesori universitar Bardh Rugova, në një intervistë për gazetaren e Klan Kosovës Vesa Hoda, ka theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje akademike, duke nënvizuar marrëdhëniet e ndërlikuara historikisht mes shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre.
“Duhet ta kemi parasysh që raportet e shqiptarëve me fqinjët janë komplekse dhe ndryshojnë në periudha të caktuara, ndonjëherë me ngjyrime ideologjike e politike, e ndonjëherë më pak. Këto pasqyrohen edhe në studime, por ne kemi dashur që këtë ta paraqesim në plotninë e saj, si kontribut, si vlerë dhe si rëndësi, dhe si vlerësim kritik atëherë kur ka nevojë”, tha Rugova.
Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:
https://youtu.be/Y-P4DzU161w
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.