Ka filluar punimet Konferenca e Shtatë Gjyqësore e Republikës së Kosovës, e cila mbështet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), njofton Klan Kosova.
Punimet e Konferencës i hapi kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ndërsa të pranishmëve me nga një fjalë rasti pritet t’i drejtohet edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, ambasadori amerikan Greg Delawie, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, si dhe udhëheqës të Institucioneve të pavarura dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë.
Në këtë konferencë, këtë vit po diskutohet për ’’Të arriturat, sfidat e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe propozimet për zgjidhje’’.
Gjithashtu do të bëhen prezantime edhe nga shoqëria civile, Avokati i Popullit dhe Forumi i graveGjyqtare dhe Prokurore të Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.