Lajmet e fundit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është shtyrë për gjysmë ore.
Kjo mbledhje e paraparë që të niste në orën 11:00 u shty për shkak se kryekuvendari Kadri Veseli është duke mbajtur konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, në cilësinë e kreut të kësaj partie, njofton Klan Kosova.