Lajmet e fundit

Valencia ka nëshkruar kontratë me mesfushorin francez, Geoffrey Kondogbia, pasi që kishte qenë te ky klub në formë huazimi.
Kondogbia ka nënshkruar kontratë deri më 2022, dhe shuma e transferit raportohet të jetë dikur rreth 25 milionë euro.
Valencia e ka konfirmuar që marrëveshja me 25 vjeçarin përmban një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e këtij ekipi”, ka thënë ai për ueb-faqen e klubit.