Lajmet e fundit
Transferimi i kësaj vere i Interit, Geoffrey Kondogbia ka treguar arsyet se pse ka nënshkruar me Interin.

Ai ka thënë se arsyeja më e madhe që ai kaloi te Inter është trajneri Roberto Mancini.
“Nuk mund t’i thoni jo asnjëherë Roberto Mancinit”
Ish-mesfushori i Monacos, do të bartë fanellën me numrin 7, ndërsa u prezantua gjatë ditës së sotme.
I pyetur nga gazetarët për thirrjen e famshme telefonik të Mancinit dhe ato çfarë i kishte thënë ai, Kondogbia deklaroi: “Ai më tha disa gjëra për të ardhmen dhe planet që ka klubi, gjëra të cilat më bindën mua për të nënshkruar”.
Blerja e tij Interit i kushtoi 40 milionë euro.