Lajmet e fundit

Shoqata e Malazezve në Kosovë, e udhëhequr nga Slobodan Vujiçiq, ka ftuar për një tryezë bashkëbisedimi ministrin e Diasporës Valon Murati me pjesëtarë të diasporës malazeze.
Në këtë takim mori pjesë edhe Predrag Mitroviç, drejtor për diasporën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi.
“Jemi në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të regjistrimit të diasporës, ndërsa puna e Ministrisë bazohet në katër shtylla kryesore: promovimi i të drejtave politike dhe sociale të diasporës, ruajtja e identitetit dhe forcimi i lidhjeve me diasporën, integrimi i diasporës në vendet pritëse dhe përfshirja e diasporës në zhvillimin socioekonomik të vendit”, tha Murati.
Të pranishmit u interesuan më shumë për projektet e Ministrisë së Diasporës, njëkohësisht duke e falënderuar ministrin për prezencën dhe duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim e shkëmbim të përvojave në të mirë të diasporës malazeze, transmeton Klan Kosova