Lajmet e fundit

Në lidhjen direkte të Klan Kosovës për të diskutuar për ditën e flamurit të ashkalinjëve i ftuar ishte përfaqësuesi i komuniteti shkali, Qazim Rrahmani.
Rrahmani ka treguar për aktivitetet e ndërmarra gjatë ditës së sotme dhe problemet në përgjithësi të komunitetit.
“Sot ishte një ditë feste për ashkalinjët, ishte dita e flamurit të ashkalinjëve ku u shënua 13 vjetori. Ishte një ditë e ngjeshur, ku patëm takim edhe me presidenten Jahjaga me të cilën është diskutuar për problemet e komunitetit tonë. Në fund ka pasur një festë gjithëpopullore.”
“Komuniteti shkali përballet më kushte të rënda, kjo edhe për shkak të edukimit të ulët dhe rrethanave ekonomike e sociale.”
“Qeveria e Kosovës të gjitha kërkesat e komunitetit ashkali i ka marrë me seriozitet dhe sinqeritet për t’i përmbushur. Jemi në përfundim të strategjisë së dytë e cila pritet që në maj të shpaloset,” ka thënë Rrahmani , njofton Klan Kosova.
Më tej Rrahmani ka treguar për disa hapa të rinj rreth zgjidhjes se problemeve të komuniteti shkali dhe komuniteteve tjera.
“Janë pesë komponente që i ka kjo strategji, si punësimi, edukimi, infrastruktura.”
“Të gjitha kërkesat që janë ne mundohemi t’i plotësojmë. Ne kemi tani shumë kërkesa nga kryetarët e komunave vetëm për banim ne do të mundohemi të sigurojmë një fond për ndërtim,” ka thënë Rrahmani, njofton Klan Kosova.