Lajmet e fundit

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov po tregon nacionalizmin e vërtetë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Kjo ndodh për shkak se gjatë pesë viteve të fundit VMRO-DPMNE-ja dhe ministri Spasov nuk lejuan që të ndërtohet asnjë çerdhe në komunat shqiptare, raporton Zhurnal.
Spasov edhe pse është në dijeni se në Komunën e Studeniçanit nataliteti ka arritur rekordin ku çdo vit lindin nga 500 foshnja, aspak nuk flitet për ndërtimin e çerdhes. Ky është absurd i paparë. Jo vetëm në këtë komunë por nacionalizmi i Dimovit tregohet edhe në Komunën e Haraçinës ku prindërit të cilët janë të punësuar detyrohen që 15 kilometra të kalojnë rrugë për ti dërguar fëmijët në ndonjë çerdhe të Komunës së Çairit.
Fat të njëjtë kanë edhe komunat tjera si Zhelina, Bërvenica, Tearca, Saraji dhe komunat tjera. Dimov ka vendosur që rolin e çerdheve në vendbanimet shqiptare ta marrin gjyshet shqiptare të cilat duhet të angazhohen për t’u kujdesur për nipat dhe mbesat.
Me këtë ministri Spasov e shkel edhe Ligjin për shkak se me ligjin për rajonalizim të komunave një fëmijë i një komune nuk ka të drejtë të shkojë dhe të regjistrohet në çerdhen e komunës tjetër. Me këtë prindërit shqiptarë janë të detyruar që të gjejnë lidhje farefisnore dhe ti dërgojnë fëmijët e tyre në komunat tjera, shkruan Zhurnal.
Ndërkohë, Spasov gjatë pesë viteve të fundit me përkushtimin më të madh arriti që të mos lejojë asnjë fjalë në gjuhën shqipe të shkruhet në Ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Poltikës Sociale. Ai me këtë qytetarëve shqiptarë ua merr të drejtën elementare për t’u informuar në gjuhën amtare.
Faktorët vendor si dhe organizatat e ndryshme edhe pse e monitorojnë diskriminimin permanent që e bën Spasov dhe partia e tij VMRO-DPMNE-ja assesi nuk reagojnë për të dhënë rezultate konkrete me qëllim që në vendbanimet shqiptare të jetohet së paku me disa kushte elementare e mos të flasim për kushte bashkohore, shkruan Zhurnal.