Lajmet e fundit

Komuna e Ferizajt këtë të mërkure ka një sërë aktivitetesh për të nderuar dëshmorët në ditën e tyre.
Për të shënuar 28 shtatorin, Ditën e Dëshmorëve, komunarët do ta kenë pushim, njofton Klankosova.tv.
Vendimi për këtë ditë pushim është paraparë edhe me statusin e komunës.
Aktivitetet e sotme nisin me homazhe tek varrezat e dëshmorëve, por edhe rrugët janë zbukuruar me flamuj kombëtarë e shtetërorë.