Lajmet e fundit

Komuna e Prishtinës ka pastruar përmendoret, krojet dhe fontanat e kryeqytetit.
Pastrimi i tyre dhe ambienteve për rreth, sipas komunikatës së Komunës, është projekt që do të ndodhë në vazhdimësi nën Drejtorinë e Shërbimeve Publike, transmeton Klan Kosova.
“Në kuadër të projektit për mirëmbajtjen e përmendoreve, krojeve dhe fontanave në kryeqytet është bërë pastrimi i shtatoreve në pjesë të ndryshme të Komunës së Prishtinës”.