Lajmet e fundit

Komuna e Malishevës ka investuar me një shumë prej rreth 24 mijë euro në blerjen e aparaturave si; defribilator, analizator bio-kimik dhe një aparat modern të ultrazërit me ngjyra në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Shpëtim Robaj” në këtë komunë.
Këto investime, i kanë parë nga afër edhe i pari i Malishevës Ragip Begaj dhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Hajdin Berisha.
Begaj dhe Berisha, i kanë uruar menaxhmentin dhe punëtorët shëndetësor të për këto pajisje.
Nga ana tjetër edhe drejtori i QKMF-së, Besim Zogaj, e ka falenderuar komunën për këto investime, shumë të rëndësishme, pasi tani sipas tij pacientët, shumë analiza dhe kontrolle tjera mjekësore, do t`i kryejnë brenda këtij institucioni shëndetësor, transmeton Klan Kosova.