Komuna e Vushtrrisë ka blerë afër 600 euro lule për ditën e 8 Marsit, njofton Klan Kosova.
Siç përshkruhet në kontratë ajo vlen vetëm për një ditë dhe furnizimi do të bëhet me lule të ndryshme.
“Vlera e parashikuar e kontratës: 584.30 euro, kurse kohëzgjatja e kontratës (data e fillimi dhe përfundimit): një ditë kalendarike”, njoftohet në kontratën e publikuar.
Lulet janë blerë në Shtime në dyqanin “NTP Agrocoop”, i cili ka qenë fitues i kontratës.
“Agrocoop” e ka fituar tenderin pasi që ka paguar çmimin më të ulët nga të gjithë ofertuesit e tjerë.
Nuk bëhet e ditur nëse lulet kanë qenë të destinuara për punëtoret e komunës, apo komuna do t’i shpërndajë ato nëpër institucione të tjera publike.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.