Lajmet e fundit

Nënkryetari i Komunës së Skënderajt Fadil Nura ka liruar nga detyra drejtorët e deritanishëm Jashar Jushtaku dhe Hasan Shala
Më këtë rast ai ka emëruar drejtorët e rinj në të dy drejtoritë.
Drejtor Komunal i Arsimit është emëruar Bekim Latifi, ndërsa në krye të Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit Driton Mulaj, transmeton Klan Kosova.
Nënkryetari i Skënderajt i ka falenderuar ish drejtorët për angazhimin dhe punën e tyre në sektorët përkatës, ndërsa ka kërkuar nga drejtorët e rinj angazhim maksimal dhe efikasitet në punë.