Lajmet e fundit
Pas vendimit të Gjykatës themelore në Mitrovicë për dënimin e Kryetarit Sami Lushtaku dhe ish pjestarëve të tjerë të UÇK-së, Komuna e Skenderajt nxjerr këtë:

Vendimi i sotëm i Gjykatës themelore në Mitrovicë për dënimin për krime lufte të Kryetarit Sami Lushtaku dhe ish pjestarëve të tjerë të UÇK-së është abstrakt dhe i paparitur thonë në Komunën e Skënderajt.
Aty thuhet seInstitucionet komunale dhe qytetarët e Skenderajt me gjithë pakënaqësit e shprehura që nga fillimi i procesit ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve, kanë qenë të bindur se megjithatë ky proces do të udhëhiqet në mënyrë të paanshme dhe të drejtë. Fatkeqsisht ka ndodhur e kundërta, pasi Gjykata, nuk ka arritur apo nuk ka dashur të faktojë akuzat e supozuara dhe të mveshura.
"Procesi gjyqësorë dhe vendimi i sotëm ka qenë politik me qëllim të dëmtimit të imazhit, posaqërisht të z. Lushtaku, si udhëheqës ushtarak në luftë dhe udhëheqës brilant në paqe.
Ne i bashkohemi qëndrimit të qytetarëve të Skenderajt si atakimi i kryetarit Lushtaku që në fillim ka qenë i padrejtë, ndërsa procesi dhe dënimi nuk është i bazuar në fakte, por në deklerata verbale të dëshmitarit të mbrojtur , që kanë pasur motiv kryesor rivalitetin politik dhe inatet personale" thuhet në komunikatën e Komunës së Skënderajt.
Ata thonë se besojnë fuqishëm se Sami Lushtaku është denuar padrejtësisht, pa fakte konkrete dhe bazuar vetëm në dekleratën e trilluar të një dëshmitari të mbrojtur. Konsiderojmë se sot drejtësia në Kosovë ka dështuar, sepse ka dënuar ish pjestarët e UÇK-së për veprime të pavërtetuara, ndërkohë që edhe sot kriminelët e vërtëtë të luftës nuk ndiqen, nuk denohen dhe nuk akuzohen.
Edhe përkundër vendimit të sotëm thuhet, i sigurojmë qytetarët e Skenderajt se edhe përkundër dëshirës së dikujt që Sami Lushtaku të etiketohet si kriminelë lufte, ai është plotësisht pafajshëm gjë të cilën do ta vertetojë koha.