Lajmet e fundit

Më përvjetorin e masakrës së Reçakut, janë duke u bërë renovime në kompleksin e të vrarëve.
Sipas familjarëve të martirëve renovime të tilla ka çdo vit sepse sipas tyre kompleksi nuk është punuar në mënyrë kualitative.
Madje, Maliq Bilalli, shprehet se nuk është aspak i kënaqur me trajtimin e këtij kompleksi.
Njëjtë mendon edhe Ilir Ramadani që në masakrën e Reçakut humbi tre axhallarë.
Sipas tij në këtë kompleks rinovohet diçka vetëm kur afrohet 15 janari.
Kurse ndryshe nga këta familjarë mendojnë zyrtarët e komunës së Shtimes, të cilët u shprehen se ata kujdesën për kompleksin sa herë që është e nevojshme.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi.