Lajmet e fundit

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit së komunës së Prishtinës ka filluar me pastrimin e rrugëve dhe dy nënkalimeve në lagjen “Kalabria” (afër ngrohtores “Termokos”), largimin e ujërave të zeza, si dhe pastrimin e bodrumeve të ndërtesave kolektive.
Po ashtu, janë vendosur shportat e mbeturinave në nënkalime.
Bëhet e ditur se pastrimi i bodrumeve në ndërtesave kolektive ka filluar në lagjen “Kalabria”, “Qendër” – kompleksi tek Qafa, në lagjet “Ulpianë”, “Dardania”, “Kodra e Diellit” (banesat e bardha), në rrugën “Rexhep Luci” si dhe në disa pjesë të tjera të kryeqytetit, transmeton Klan Kosova.