Lajmet e fundit

Komuna e Prishtinës në qershor shënon edhe 20 vjetorin e çlirimit të saj.
Me këtë rast kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, tregoi edhe për aktivitetet që komuna ka organizuar përgjatë këtij muaji, njofton Klan Kosova.
I tërë organizimi fillon me 1 qershor me eventin 'Prishtina Feston', duke vazhduar me panairin e 21 të librit i cili kësaj radhe do të ketë financim edhe nga komuna e Prishtinës.
Këto janë aktivitetet e komunës:
3. Festivali i valleve,
4. Doku tech
5. Film art
6. Maratona Gërmia ultra trail
7. 12 qershor, salla 1 tetori organizohet koncerti i Gjurmëve
8. Matal nights koncert nga Jerico dhe grupe tjera
9. Organizimi i lojës së futbollit ku do të marrin pjesë Granit Xhaka dhe Milot Rashiça, 15 qershor, të hyrat nga biletat do të shkojnë për bamirësi
10. Java e filmit
11. Games x prishtina nga një X portal ku do të ketë video lojëra,
12. Festivali pianisti i ri bashkë me Vlora Baruti
13. Festivali i muzikës për fëmijë me Florent Boshnjakun,
14. Beach ball, Footsall, Vizatimi i muraleve, Meeting of styles
15. Murali çikat e Prishtines, afër Zahir Pajazitit do të vizatohen Dua Lipa, Rita Ora dhe Era Istrefi
16. Prishtina street party
17. Koncerti i Elina Duni, Asgjë sikur dielli, Yll Limani tek pishina e Gërmisë
18. Ekspozita e artistëve të rinj
19. Filharmonia e Kosoves do ta përformoje simfoninë e 9 të Bethovenit,
20. Gara e robotikes në bashkëpunim me Bone Vet