Lajmet e fundit

12 pika të sistemit të alarmit të vendosura në kryeqytet të cilat u testuan sot, funksionuan me sukses.
Sipas shefit të emergjencave në Komunën e Prishtinës, Ibush Kelmendi, këto alarme do të aktivizohen për çdo muaj.
Sipas tij këto alarme janë të nevojshme për të njoftuar qytetarët në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore, ose ndonjë rast tjerët emergjent.
Kelmendi ka thënë se këto alarme ende nuk janë vendosur nëpër fshatrat e Komunës së Prishtinës dhe në disa lagje periferike, por që shumë shpejt edhe nëpër do të kenë një sistem të alarmit.