Lajmet e fundit

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë, ka rrënuar një aneks të një shtëpie në “Lagje e Profesorëve”, pasi që ishte pa leje.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar përmes një komunikate se palës i është lënë thirrja për paraqitje në Inspekcion dhe pasi nuk është përgjigjur, i ështëlënë aktvendimi përmes së cilit urdhërohej që menjëherë ta fillojë rrënimin e aneksit përkatës, dhe ta kthej hapësirën në gjendjen e mëparshme, njofton Klan Kosova.
Por meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, Drejtoria e Inspekcionit ka ndërmarrë sot aksionin dhe e ka rrënuar atë aneks.