Lajmet e fundit

Komuna e Prishtinës rrënoi sot një objekt në lagjen Mati 1.
Sipas zyrtarëve të kësaj komune, kjo ndodhi për arsye të mos përfilljes së lejes nga ndërtuesi.
Por, ndryshe po thotë mbikëqyrësi i punimeve, i cili deklaroi se krejt kjo erdhi për shkak të mosmarrëveshjeve të drejtorive komunale dhe arsyeve politike, akuza këto që i mohuan komunarët, njofton Klan Kosova.
Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme.