Lajmet e fundit
Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka thënë se është e përkushtuar që të parandalojë dhe të rrënojë të gjitha objektet në të cilat konstatohet se ka shkelje të rregullave dhe ligjeve në fuqi.

“Drejtoria e Inspekcionit sot ka vazhduar me aksionin për rrënimin e objekteve pa leje në tre raste të ndara, në lagje të ndryshme të kryeqytetit”, thuhet në këtë njoftim.
“Pasi që disa herë më radhë Drejtoria e Inspekcionit ka kërkuar nga palët që të ndërpresin punimet dhe t’i rikthejnë objektet në gjendjen e mëparshme, sot inspektorët kanë dalë në aksion me vendim të rrënimit dhe të rikthimit në gjendje të mëparshme të objekteve në të cilat është intervenuar pa leje”.
Njëkohësisht, Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës ka vazhduar edhe me aksionin për rrënimin e objekteve të braktisura që paraqesin rrezik për qytetarët, ndërsa sot ka arritur në 100 numri i gërmadhave të pastruara.