Lajmet e fundit

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas heqjes së tendave nga ana e policisë të vendosura në sheshe "Skënderbeu" dhe "Ibrahim Rugova" duke thënë se ato u vendosën me leje dhe në mënyrë të ligjshme.
Sipas komunës që drejtohet nga Shpend Ahmeti heqja e tyre nga Policia e Kosovës po bëhet me veprim të njëanshëm dhe pa asnjë justifikim.
"Komuna e Prishtinës ka lëshuar leje subjekteve politike Lëvizja VETËVENDOSJE!, AAK dhe Nisma që të vendosen me tenda në sheshet "Skënderbeu" dhe "Ibrahim Rugova" nga data 23 shkurt, deri më datën 8 mars" thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.